HISTORIKU I CLICHE:

Kompania Cliche drejtohet me shumë pasion dhe përkushtim për të sjellë produkte konkuruese te klientët e saj. Marka tërësisht Italiane dhe me një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e bizhuterisë dhe aksesorëve të modës. Fillimet e saj i ka në vitin 2007, me dyqanin e saj të parë në rrugën Abdyl Frashëri pranë Librit Universitar dhe më pas në QTU dhe në rrugën Myslym Shyri. Cliche ju ndihmon të kompletoni look-un tuaj nëpërmjet një game produktesh duke filluar nga bizhuteri fashion dhe aksesorë fashion për flokët deri tek aksesorët e modës (shall, kapele, doreza, fular, ide dhuratash, aksesorë për meshkuj, ora, çanta, portofola etj). Cliche është gjithmonë në kohë me tendencat e fundit të modës dhe ka si qëllim kënaqësinë e plotë të klientit dhe rikthimin e tij në dyqanet e saj.

KU NA GJENI:

Dyqani 1: Cliche – Libri Universitar
Rr.Abdyl Frasheri, prane Librit Universitar
Cel: 0686068587

Dyqani 2: Cliche – QTU
Qendra Tregtare Univers
Cel: 0686068593

Dyqani 3: Cliche – Myslym Shyri
Rr.Myslym Shyri, prane KMY
Cel: 0689048527